Modric paralajmëron largimin nga Real Madridi: “Do të më pëlqente të luaja në Itali.”

Genel

Mesfushori kroat Luka Modric (1985) ka zbuluar se atij do t’i pëlqente që një ditë të luajë në Itali, mes spekulimeve se ai mund të largohet nga Real Madridi qysh gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Kontrata e 34-vjeçarit Luka Modric me Real Madridi do të përfundojë në fund të këtij sezoni dhe Modrici është spekuluar se e dëshiron largimin nga “Santiago Bernabeu” për ta nisur një përvojë të re në karrierën e tij.

Për fituesin aktual të Topit të Artë ishte raportuar gjatë verës së kaluar se do të transferohet në Paris Saint-Germain, ndërsa një verë më parë ishte përfolur për një kalim në Inter.

Megjithatë, duke folur së fundi në një intervistë, Modrici tregoi se një transferim në Serie A ka më së shumti gjasa të ndodhë.

“Më pëlqen Italia, është afër Kroacisë. Unë e shikoj Serinë A sepse kam shumë bashkëlojtarë të Kombëtares së Kroacisë që luajnë aty. Pastaj, italianët janë fantastikë dhe e kanë një mentalitet të ngjashëm me ne kroatët”, ka thënë Modrici për Sky Italian.

“Do ta shohim nëse një ditë do të kem mundësi të luaj në Itali, unë nuk mund të flas për këtë sepse jam lojtar i Real Madridit. Më pëlqen të jem në Real dhe për momentin e shoh të ardhmen time vetëm këtu”. Modrici është duke e zhvilluar sezonin e tij të tetë me Real Madridi dhe, gjatë kësaj periudhe, ai e ka fituar titullin e La Ligës një herë, përderisa i ka grumbulluar katër medalje të arta të Ligës së Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *