Mbyllet me një barazim spektakolar miqësorja në mes Argjentinës dhe Uruguajit.

Sport

Argjentina dhe Uruguai dhuruan spektakël në miqësoren e zhvilluar në “Bloomfield Stadium” të Tel-Avivit, Izrael.
Ndeshja nisi mirë për Uruguajin që në minutën e 34-të, falë bashkëpunimit mes Suarezit dhe Cavanit, me sulmuesin e PSG-së që realizoi nga një distancë e afërt.

Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërsa në minutën e 63-të, Sergio Aguero, i i shërbyer nga Lionel Messi (goditje e lirë), barazoi me kokë 1-1.
Vetëm 5 minuta më vonë Suarez ndëshkoi për herë të dytë portierin Andrada, ndërsa golin e barazimit dhe të rezultatit përfundimtar 2-2 e shënoi Lionel Messi me 11-metërsh në minutën e 90-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *