Manchester United kërkon mesfushorin Zaniolo.

Sport

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo (1999) u vëzhgua nga Manchester United gjatë fitores 9-1 të Italisë ndaj Armenisë të hënën në mbrëmje.
Zaniolo shënoi 2 gola për Azzurrët në Stadio Renzo Barbera dhe performanca e tij u vëzhgua nga emisarët e klubit anglez.

Sipas gazetës italiane Il Messaggero, derisa Roma po diskuton për një veprim të përhershëm për Chris Smalling, një marrëveshje për 20-vjeçarin mund të nxitet në të njëjtat bisedime.
Zaniolo u bë golashënuesi më i ri nga AS Roma që shënon gola për kombëtaren, duke kapërcyer Daniele De Rossi.
Ndërkohë, faqja e internetit CIES, që vëzhgon vlerën e lojtarëve të futbollit në të gjithë globin, e kanë vlerësuar talentin italian në 79 milionë euro.
Faqja gjithashtu raporton se në pritje të një shitje në të ardhmen, Interi do të merrte një fitim prej 15% çdo marrëveshje që Roma bën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *