Mourinho jep deklaratën e tij të parë si trajner i Tottenhamit. Ja pse e pranoi ofertën e Spurs.

Genel

Trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho, është shprehur i lumtur për postin e tij të ri, duke theksuar se mezi po pret të punojë me skuadrën dhe akademinë e klubit londinez, në deklaratën e tij të parë në postin e trajnerit të Tottenhamit.

Tottenhami e ka konfirmuar emërimin e Jose Mourinhos në pozitën e trajnerit, pasi dje u konfirmua largimi i Mauricio Pochettinos nga kjo pozitë. Kontrata e Mourinhos me klubin londinez është e vlefshëm deri në vitin 2023.
“Jam i emocionuar që po i bashkohem një klubi me një trashëgimi kaq të mrekullueshme dhe tifozë kaq të pasionuar. Cilësia në skuadër dhe në akademi më emocionon mua. Të punoj me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr mua të vij këtu”.

Drejtori ekzekutiv i Tottenhamit, Daniel Levy, ndërkohë e theksoi se rekordi dhe statistikat e Mourinhos me numrin e trofeve të fituara e bënë atë zgjedhjen e përsosur për pozitën e trajnerit të klubit londinez.

“Me Jose, ne kemi njërin ndër trajnerët më të suksesshëm në futboll. Ai ka një pasuri të përvojës, mund t’i frymëzojë skuadrat dhe është shumë i mirë me taktika. Ai ka fituar trofe në çdo klub që ka qenë. Ne besojmë se ai do të sjellë energji dhe besim në dhomat e zhveeshjes”, ka thënë Levy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *