Pagat e 10 trajnerëve më të paguar në Premier League, Mourinho renditet i dyti pas emërimit te Tottenhami.

Sport

Tottenham Hotspur e ka emëruar Jose Mourinhon si menaxherin e tyre të ri, por zyrtarizimi i tij do të ketë kosto të madhe për kryetarin Daniel Levy.
Mourinho është zyrtarizuar gjatë ditës si trajner i Spurs, duke zëvendësuar nga kjo detyrë të shkarkuarin Mauricio Pochettino.
Megjithatë, emërimi i portugezit do të ketë kosto të madhe për ekipin londinez, pasi Maurinho do të fitojë dyfishin e pagës që fitonte argjentinasi.
Media angleze Daily Mail, ka renditur pagat e trajnerëve më të paguar në Ligën Premier, ku Mourinho renditet i dyti pas emërimit te Tottenhami.

Mourinho si trajner do t’i fitojë 15 milionë stërlina në sezon, po aq sa fitonte sa ishte trajner i Manchester Unitedit, ndërsa vetëm Pep Guardiola me 20 milionë stërlina në vit është më i paguar.
Pas Gurdiolas dhe Mourinhos në listë vijnë Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe Ole Gunnar Solskjaer i Unitedit me pagë prej 7.5 milionë stërlina në vit.
Në dhjetëshen e më të paguarve në Ligën Premier gjenden edhe Manuel Pellegrini, Frank Lampard, Brandan Rodgers dhe Unai Emery.
Më poshtë keni listën e 10 trajnerëve me pagat më të larta në Premier League:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *