ZYRTARE, Tottenhami shkarkon trajnerin Pochettino.

Sport

Tottenham Hotspur ka shkarkuar mbrëmë Mauricio Pochettinon nga posti i trajnerit pas rezultateve jo të mira që e pozicionojnë klubin në vend të 14-të në Ligën e Premier.
“Kemi hezituar shumë për ta bërë këtë ndryshim dhe nuk është një vendim që bordi e ka marrë me lehtësi e as me nxitim”.
“Fatkeqësisht rezultatet në kampionatin vendas në fund të sezonit të kaluar dhe në fillim të këtij sezoni, kanë qenë jashtëzakonisht zhgënjyese”, ka thënë kreu i klubit, Daniel Levy.

Spursat kanë marrë vetëm 14 pikë nga 12 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, prandaj ka ardhur ky shkarkim.
Në ndërkohë, shumë klube kanë shprehur interesim për trajnerin, i cili në edicionin e kaluar e dërgoi Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve, ku pësoi nga Liverpooli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *