Milani i telefonon Raiolas për rikthimin e Ibrahimovicit dhe i bën ofertën e parë. Ja detajet.

Genel

Milani ka nisur bisedimet me Zlatan Ibrahimovicin (1981) për një rikthim të mundshëm të sulmuesit suedez në Serie A.
Sky Sport Italia dhe ANSA raportojnë që Milani foli me agjentin Mino Raiola rreth mundësisë për të rikthyer Ibrahimovicin për herë të parë të mërkurën.

Suedezi do të largohet nga LA Galaxy kur i skadon kontrata e tij muajin tjetër, dhe kuqezinjtë kanë dëshirë të forcojnë skuadrën e tyre në janar pas një fillimi të dobët të sezonit.

Megjithëse kërkesat e tij përshkruhen si “shumë të larta”, mediat italiane besojnë se klubi është i përgatitur t’i ofrojë atij 6 milionë euro për një kontratë 18-mujore.
38-vjeçari shënoi 56 gola85 ndeshje për Milanin midis viteve 2010 dhe 2012, duke fituar një Scudetto në sezonin e tij të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *