Milani tenton të blejë 3 futbollistë me parametër zero.

Sport

Ekipi i Serie A, AC Milan është i interesuar për 3 lojtarë që do të mbesin të lirë në verën e vitit 2020.
Calciomercato shkruan që klubi kuqezi do të ndjekë strategji me shpenzime të vogla, por me emra të mëdhenj.
Milan i do të vihet pas mbrojtësit të Paris Saint Germain, Layvin Kurzawa (1992), mesfushorit të Manchester United, Nemanja Matic (1988) dhe mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric (1985).

Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini e kanë filluar punën me agjentët e lojtarëve.
Të tre janë në vitin e fundit të kontratës me klubet respektive. Problem janë paksa pagat e tyre të larta, por nëse vijnë me kosto zero, klubi mund të rrezikojë.
Modric fiton 11 milionë euro në sezon, ndërsa Matic ka pagë 7 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *