Danilo: ” Sarri është si Guardiola, duam të shtypim çdo kundërshtar”.

Sport

Danilo ka deklaruar se Juventusi dëshiron të shtypë kundërshtarët e tij nën drejtimin e Maurizio Sarrit, por që kjo gjë kërkon kohë.
Juventusi mbetet e pamposhtur nën drejtimin e Sarrit, duke fituar 13 nga 16 ndeshjet e tyre deri më tani këtë sezon.

Ish-trajneri i Chelseas dhe Napolit gjithashtu synon të zbatojë një stil sulmues në Torino.
Sipas mbrojtësit brazilian, Danilo, Sarri ia kujton Guardiolan, ndërsa Juventusi dëshiron të shtypë çdo rivalë në ndeshje.

Ai dëshiron të ndryshojë Juventusin, por nuk është e thjeshtë dhe kërkon kohë. Sarri dëshiron të propozojë një sistem të ri, me anë të të cilit ne shtypim kundërshtarët tanë. Ai më kujton Guardiolan. Kur ai arriti në City, u deshën dy vjet para se skuadra të kuptonte stilin e tij të lojës”, ka thënë Danilo për Sky Sport Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *