Interi bën ofertën e parë për mesfushorin e Udineses, De Paul.

Sport

Argjentinasi Rodrigo De Paul (1994) mund të jetë blerja e parë e Interit në janar.
Mesfushori qëndror i cili luan edhe ne krahun e majtë i Udineses, ka disa vite që kalon nëpër një formë shumë të mirë në Serie A.

Falë paraqitjeve të mira, De Paul është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Argjentinës.
Trajneri i Interit, Antonio Conte e vlerëson shumë futbollistin dhe ka kërkuar transferimin e tij.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Interit kanë filluar negociatat me Udinesen për afrimin e De Paul.
25-vjeçari vlerësohet rreth 35 milionë euro nga Udinese, teksa ai kërkohet edhe nga Milan, Roma e Fiorentina.
Besohet se Interi do ta ofrojë mbrojtësin Federico Di Marco plus 28 milionë euro për afrimin e argjentinasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *