Mourinho kërkon Ibrahimovicin te Tottenhami.

Sport

Tottenham Hotspur është klubi i fundit që po lidhet me një transferim të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic (1981).
Sipas medias britanike The Telegraph, Ibrahimovic mund të zëvendësojë Fernando Llorenten, i cili kaloi te Napoli gjatë verës.

38-vjeçari do të bëhet një futbollist i lirë kur kontrata e tij me LA Galaxy të skadojë muajin tjetër dhe mund të transferohet me kosto zero te cilado skuadër.
Bologna dhe veçanërisht Milani kanë qenë të lidhura me kthimin e tij në Itali, por te kuqezinjtë gjithashtu janë shfaqur edhe emra tjerë në listën e dëshirave.

Suedezi njihet për raportin e tij të fortë me trajnerin e ri të Spurs, Jose Mourinho, pasi kanë punuar me të në Inter dhe Manchester United.
Përkundër kësaj, ish-trajneri i zikaltërve e bëri të qartë që ai nuk do të mbyllte derën për përforcime në janar.
Objektivat e tjerë të Spurs janë edhe Nemanja Matic, Bruno Fernandes dhe Ruben Dias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *