Arsenali bën ofertë për sulmuesin Vinicius. Ja detajet.

Sport

Braziliani Vinicius. JR duket se nuk do të ketë të ardhme te gjiganti spanjoll Real Madrid pasi ka humbur besimin e trajnerit Zinedine Zidane dhe pritet të largohet në janar.

Duket se e ardhmja e tij do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier ku Arsenali është skuadra që ka shprehur interesim të madh për ta transferuar sulmuesin brazilian.

Trajneri Unai Emery e vlerëson shumë brazilianin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Mediat angleze kanë raportuar se Topçinjtë kanë ofruar 45 milionë stërlina (50 milionë euro) për ta transferuar sulmuesin në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *