Premier League, Mourinho debuton me fitore si trajner i Tottenhamit.

Sport

Jose Mourinho debutoi në stolin e Tottenham Hotspur, pasi kishte marrë pozitën e trajnerit ditë më parë.
Tekniku portugez udhëhoqi skuadrën e tij të re në derbi ndaj West Ham United, ku arriti fitore 2-3.

Spurs kalon në epërsi në minutën e 36-të, kur Heung-Min Son shënoi pas asistit të Dele Alli për 0-1.

Në minutën e 43’ Son pasoi për Lucas Mouran që shënoi për 0-2.
Sapo pjesa e dytë, kapiteni Harry Kane 49’ pas një asist të Aurier shënoi për 0-3.

West Ham filloi sulmet në 20 minutat e fundit të ndeshjes, por arritën të shënonin vetëm dy gola me anë të Antonios 74’ dhe Ogbonas 96’ për rezultatin përfundimtar 2-3.

Pas 13 ndeshjeve, Spurs ndodhen në pozitën e 6-të me 17 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *