Serie A. Juventusi fiton ndaj Atalantas me përmbysje por përsëri pati polemika arbitrale.

Sport

Juventusi ka fituar në fushën e Atalantës me rezultat 3-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Zonja e Vjetër ka arritur të fitojë me përmbysje një ndeshje të vështirë në udhëtim te Atalanta, fitore e cila e ka çuar në 4 pikë larg nga ndjekësi i parë, Interi.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Robin Gosens (56′) për vendasit, ndërsa Gonzalo Higuain (74′, 82′) dhe Paulo Dybala (92’) për mysafirët.
Pati polemika për një penallti në favor të Atalantës për prekje me dorë në zonë dhe për mbajtjen e topit me dorë nga Cuadrado në golin e dytë të Higuanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *