Serie A. Interi fiton lehtë dhe pastër në Torino.

Sport

Interi ka fituar me lehtësi dhe rezultat të thellë 3-0 në udhëtim te Torino në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Serie A duke marrë edhe fitoren e katërt me radhë në kampionat.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë e ekipit të Antonio Contes, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe 2 gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 12-të minutave lojë dhe ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Stefan de Vrij (32′) shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, vendasit kishin diçka më shumë nga loja, por ishin përsëri vetëm mysafirët që gjetën golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 55-të me anë të Romelu Lukaku, i cili shënoi për 3-0 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Interi ndodhet në vendin e dytë me 34 pikë apo vetëm 1 më pak se Juventusi kryesues, ndërsa Torino renditet i 12-ti me 14 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët e presin Spalin, ndërsa Torino udhëton te Genoa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *