Klopp: “Topin e Artë për këtë vit e meriton Van Dijk.”

Sport

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka përshkruar Lionel Messin si më të mirin e këtij brezi, por beson se Virgil van Dijk e meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit.
Mbrojtësi i Redsave është favorit i lehtë për çmimin prestigjioz që do të ndahet në dhjetor, pasi u shpall lojtari i vitit nga UEFA.

Mirëpo, sulmuesi i Barcelonës mbetet fuqishëm në garë në kërkim të trofeut të gjashtë individual, ndërsa e kishte mposhtur holandezin në garën për çmimin e më të mirit sipas FIFA-s.
Nëse ia jep Topin e Artë lojtarit më të mirë të gjeneratës së tij, atëherë duhet t’ia jepni Lionel Messit. kështu është. Por, nëse ia jepni lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar, atëherë ishte Virgil van Dijk. Nuk e di si do të ndodhë saktësisht, por unë e shoh kështu. Lojtari më i mirë nga të gjithë? Ai është Lionel. Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar? Ai është Virgil. Do të shohim se kujt do të ja japin”, ka deklaruar Klopp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *