Marcello Lippi: “Vetëm Interi mund ta ndalë Juventusin”

Sport

Trajneri italian Marcello Lippi beson se Interi është klubi i vetëm që mund ta ndalë Juventusin në garë për titull në Serie A këtë sezon. Trajneri italian thotë se zikaltrit e kanë bërë më tërheqës garën në ligën elitare italiane.

Lippi, i cili ka qenë trajner i të dy këtyre klubeve, e mirëpret një skenar të tillë.

Është shumë mirë sepse, natyrisht, e ka bërë fillim e sezonit shumë më tërheqës. Mendoj se kështu do të jetë deri në fund. Në gusht mendoja se do të ishin 3 ekipe, por Napoli ka ngelur prapa dhe do ta ketë tepër të vështirë t’i kapë ato. Kampionati do të jetë më i hapur se në vitet e kaluara dhe kjo është gjë shumë e mirë për futbollin italian”, tha Lipi për Corriere dello Sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *