Vendoset paqja mes Sarrit dhe Cristiano Ronaldos.

Sport

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka mbajtur një takim me Cristiano Ronaldon në fushën e stërvitjes në praninë e të gjithë ekipit.
Sipas mediave italiane takimi ka shkuar bukur e mirë, ku janë sqaruar gjërat dhe është mësuar nga afër gjendja e lojtarit.

Marrëdhënia ime me lojtarin është e mirë dhe kur dikush zemërohet se pse është zëvendësuar është diçka pozitive, veçanërisht nëse kanë fituar gjithçka dhe ende kanë motivim të tillë. I kuptoj lojtarët që nervozohen kur zëvendësohen dhe kjo nuk më nxeh apo ftoh mua”, është shprehur Sarri.

Nesër Juventusi luan në shtëpi ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sarri e bëri të qartë se nuk kishte asgjë për të shtuar rreth çështjes mes lojtarin që ka qarkulluar në media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *