10 futbollistët që kanë fituar si Champions Leaguen ashtu edhe Copa Libertadores.

Sport

Finalja e Copa Libertadores të shtunën në mbrëmje prodhoi një nga ndeshjet më emocionuese të futbollit që ndoshta kemi parë ndonjëherë.
River Plate ishte duke fituar 1-0 deri në fundin e ndeshjes, por Flamengo ua mori atë nga duart me sulmuesin brazilian Gabriel Barbosa që barazoi në minutën e 89-të, përpara se të shënonte edhe një herë 2 minuta më vonë.
Futbolli i Amerikës së Jugut gjithmonë garanton argëtim dhe spektakël dhe dita e ditës po fillon të fitojë më shumë popullaritet edhe në të gjithë Evropën

Duke marr parasysh këtë fakt, cilët janë lojtarë që kanë ngritur çmimet më të mëdha të futbollit të klubit, si në Amerikën e Jugut ashtu edhe në Evropë?

Epo, do të habiteni kur do ta kuptoni që vetëm 10 lojtarë kanë fituar si Copa Libertadores ashtu edhe Ligën e Kampionëve në karrierën e tyre.

10 fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Copa Libertadores:

Rafinha – Bayern Munich dhe Flamengo

Neymar – Barcelona dhe Santos

Walter Samuel – Inter Milan dhe Boca Juniors

Dida – AC Milan dhe Gremio

Danilo – Real Madrid dhe Santos

Ronaldinho – Barcelona dhe Atletico Mineiro

Juan Pablo Sorin – Juventus dhe River Plate

Cafu – AC Milan dhe Sao Paolo

Carlos Tevez – Man Utd dhe Boca Juniors

Roque Junior – AC Milan dhe Palmeiras

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *