Batistuta shkruan kundër arbitrave të Serisë A.: “Ajo që ndodhi në Atalanta-Juventus ishte qesharake.”

Sport

Vazhdon të shkaktojë polemika përdorimi i VAR-it në kampionatin italian dhe as ndeshje e luajtur mes Atalanta-s dhe Juventus-it nuk bën përjashtim.
Mes më të irrituarve për vendimet e marra në fushë nga arbitri Rocchi dhe ndihmësit e tij ka qenë ish-sulmuesi i Fiorentona-s, Roma-s dhe Inter-it, Gabriel Omar Batistuta, i cili është shfryrë në Twitter.
Po shikoj Atalanta-Juventus: përdorimi i VAR është i mërzitshëm, por edhe qesharak. Ka shumë gjëra që duhen përmirësuar“, ka shkruar legjenda e futbollit argjentinas.  
Ky reagim i ish-sulmuesit ka ardhur edhe për shkak të vendimit për të mos i dhënë një penallti të dytë Atalanta-s për një prekje të topit me dorë nga Emre Can.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *