Interi dhe Juventusi kërkojnë mesfushorin Kulusevski, Atalanta i vë çmimin.

Sport

Interi dhe Juventusi po garojnë për suedezin Dejan Kulusevski (2000) që luan te Parma, por ka ardhur si huazim nga Atalanta.

Mesfushori Kulusevski ka treguar formë të lartë duke zhvilluar 13 ndeshje në Serinë A këtë sezon dhe ka marrë edhe ftesën e parë nga Kombëtarja e Suedisë.

Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport, shkruan se Inter dhe Juventus do të tentojnë që në janar, por Atalanta nuk do ta lirojë nën shumën e 45 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *