Zidane: “Tashmë jam i ‘dashuruar’ prej kohësh me Mbappe-në.”

Genel

Trajneri francez Zinedine Zidane ka thënë se është në dashuri me lojën e bashkëkombësit të tij Mbappe dhe ka konfirmuar haptasi se dëshiron transferimin e tij te Real Madridi.

Ju tashmë e dini se Kylian Mbappen e njoh prej kohësh. Tashmë jam në dashuri me të, pasi kohë më parë ai erdhi në prova te Real Madridi. Të martën ai do të vije si rivali ynë. Ajo çfarë ka rëndësi është se çfarë do të bëjmë dhe si duhet të përgatitemi për këtë. Ne i njohim lojtarët dhe duhet të përgatitemi”, ka deklaruar trajneri i madrilenëve.

Real Madridi po shpreson që në fund të këtij sezoni ta transferojë Mbappen nga PSG-ja për një shumë rreth 300 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *