Dua Lipa duket tërheqëse në Sydney, teksa lëpin një lëpirëse para performancës në ARIA Awards 2019.

Showbiz

Dua Lipa është ylli i popit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe aktualisht ndodhet në Australi.
Të martën, Dua Lipa u fotografua teksa shëtitej në një pasdite të këndshme, si një turiste në rrugët e Sydneyt.
Vetëm disa orë pasi këngëtarja 24-vjeçare po shëtitej, ajo kaloi nga Shtëpinë e Operës në Sydney për një mundësi të shpejtë fotografie, e cila zgjati vetëm tre minuta, tha një burim për Daily Mail Australia.

E shoqëruar nga një ekip me roje të shumta, fituesja e dy çmimeve Grammy dukej e qetë dhe e mbledhur, ndërsa lëpinte një lëpirëse.
Krijuesja e hitit “One Kiss” dukej me elegante me një fustan ngjyrë gjelbër dhe rozë.

Dua tregoi fytyrën e saj natyrale, duke zgjedhur pak makijazh, dhe duke lënë flokët e saj të lëshuara pas veshëve.
Dua aksesoi pamjen e saj me syze dielli, një zinxhir të tepërt argjendi rreth qafës, një orë ari dhe unaza të shumta në gishtat e saj.

Këngëtarja shqiptaro/angleze dukej e kompletuar me pamjen e saj me një palë atlete “Louis Vuitton Archlight” me vlerë 1.564 dollarë dhe një çantë në formë gjysmëhëne.
I dashuri i saj, Anwar Hadid, besohet se është rikthyer në shtëpi në Los Angeles, pas momentit kur çifti u shfaqën së bashku në eventin American Music Awards të dielën.

Sipas një dëshmitari, vizita e yllit të popit në vendin turistik të Sydneyt përfundoi në tre minuta.
Ajo vizitoi Operën vetëm për një “selfie” të shpejtë përpara se të shoqërohej nga sigurimi.

Dua është planifikuar të performojë në eventin e madh që mbahet në Australi të mërkurën në mbrëmje, ARIA Awards 2019.
Në po këtë event, vitin e kaluar kishte performuar shqiptarja tjetër me famë botërore, Rita Ora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *