ZYRTARE: Joao Felix fiton çmimin “Golden Boy 2019”

Sport

Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix është zgjedhur si “Golden Boy 2019” apo “Djaloshi i Artë”.
Çmimi për “Djaloshin e Artë” jepet nga gazetarët për futbollistin më të mirë të ri (nën moshën 21 vjeç) që luajnë në Evropë për një vit kalendarik.

Ky çmim shkon për talentin e madh të Atletico Madridit, Joao Felix, i cili u transferua në verë nga Benfica.
Në këtë garë anglezi i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho doli i dyti dhe Kai Havertz i Bayer Leverkusen doli i treti.

Këtë çmim e kanë fituar deri më tani emra të njohur si Wayne Rooney, Lionel Messi, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, Paul Pogba, Raheem Sterling dhe Anthony Martial.
Por ka edhe nga ata që kanë dështuar si Anderson në vitin 2008, Alexandre Pato në vitin 2009, Mario Balotelli në vitin 2010 dhe Renato Sanchez në vitin 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *