Reali i Madridit ofron 2 futbollistë plus 85 milionë euro për mesfushorin Pogba.

Sport

Reali i Madridit tenton përsëri të marrë mesfushorin Paul Pogba (1993) pas dështimit në verën e kaluar sidomos prej këmbënguljes të Zinedine Zidane.
Pengesa e madhe ishte vlerësimi i tij prej 188 milionë eurosh që i bënte Manchester United, por presidenti i Realit, Florentino Perez ka gati një ofertë të re për të transferuar Pogbanë në Bernabeu.

Sipas medias El Desmarque, Perez do të ofrojë mesfushorin kolumbian James Rodriguez (1991) dhe sulmuesin spanjoll Mariano Diaz (1993) plus 85 milionë euro në janar.
Problemi për mbretërit spanjollë është të bindin Manchester Unitedin që 2 lojtarët e tyre vlejnë 100 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *