Arrihet marrëveshja, sonte De Ligt mbërrin në Torino. Nesër testet mjekësore dhe firmosja e kontratës. Ja detajet.

Sipas Gazzetta dello Sport është arritur më në fund marrëveshja mes Juventusit dhe Ajaksit qendërmbrojtësi holandez Mathijs de Ligt (1999) pritet në Itali sonte në darkë. Arkitekti i negociatës ishte Mino Raiola, i cili i kishte premtuar Ajaksit marrëveshjen më të mirë të mundshme, por me kushtet e tij.

I pari ishte paga e De Ligt, që do jetë mbi 12 milionë euro në sezon, ndërsa i dyti ishte klauzola prej 150 milionë euro për prishjen e kontratës, për ta mbajtur lojtarin në treg nëse nuk ambientohet në klubin e ri.Juventusi i pranoi të gjitha kushtet, ndryshe nga Barcelona dhe PSG.
Gjithashtu edhe Ajaksi më në fund është i kënaqur, sepse do të marrë 70 milionë euro, plus bonuse.