Atletico është afër blerjes së trefishtë për yjet e Portos.

Atletico Madrid po mbyll marrëveshjen për nënshkrimin e Hector Herrera, Felipe dhe Alex Telles nga Porto, sipas ESPN FC.
Mesfushori qendror meksikan Hector Herrera (1990) do të bashkohet si një transferim i lirë, ndërsa Porto do të marrë 25 milionë euro për Felipen dhe € 40 milion për Alex Telles.



Qendërmbrojtësi brazilian Felipe Augusto de Almeida Monteiro (1989) do të ndihmojë Atleticon që të zëvendësojë Diego Godinin që po largohet, ndërsa mbrojtësi i majtë Telles (1992) do të bëjë të njëjtën gjë edhe për Lucas Hernandez dhe Filipe Luis.