Bajerni nis bisedimet për sulmuesin e Manchester Cityt.

Manchester City mund të detyrohet të shesë sulmuesin gjerman Leroy Sane (1996) nëse ai nuk pranon zgjatjen me një kontratë të re.
Bayern Munich ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për një transferim të Leroy Sane, raporton Daily Record.

Sane shpesh ishte lënë jashtë formacionit fillestar të Pep Guardiolas këtë sezon dhe Manchester City i ka dhënë Bayernit leje për të folur me agjentët e gjermanit mbi kushtet e kontratës.

Citizens mund të vendosë se shitja e Sane është opsioni më i mirë, me 23-vjeçarin që deri më tani kundërshton ofertat e klubit për të zgjatur një kontratë që shkon në 2021.