Barcelona ofron 2 futbollistë plus 35 milionë euro për Neymarin, ja detajet dhe përgjigja e PSG.

Sipas Daily Mail Sport, Barcelona ka ofruar Philippe Coutinhon (1992) dhe Ousmane Dembele (1997) plus 35 milionë euro cash për të marrë sulmuesin brazilian Neymar (1992).
Por PSG ka refuzuar ofertën e katalanasve pasi nuk duan ta shesin për shkak të fërkimeve të kohëve të fundit mes dy klubeve.
Sipas Mundo Deportivos,parisienët ia kanë ofruar Neymarin 4 skuadrave të mëdha evropiane si, Real Madrid, Juventus, Bayern Munich dhe Manchester United, pasi lojtari nuk e dëshiron më qëndrimin në Parkun e Princave.
PSG dëshiron ta shesë po me cmimin që e bleu, plot 222 milionë euro dhe nuk pranon shkëmbime futbollistësh, gjë e vështirë që të ndodhë.