Bayerni prezanton fanellat e dyta për sezonin 2019-2020.

Bayern Munich ka prezantuar edhe fanellat e dyta për edicionin 2019/20.
Bavarezët fanellat e para i kishin prezantuar muaj më parë, madje me to kishin luajtur edhe ndeshjen e fundit në Bundesliga edicionin e kaluar.
Ndërkohë tani ka ardhur prezantimi i fanellave të bardha, apo për ndeshjet që do të luajnë jashtë Allianz Arena.

Fanella është tërësisht e bardhë me vija ngjyrë hiri sipër krahëve.
Këto fanella janë pritur shumë mirë nga tifozët të cilët qysh tani mund t’i blejnë në dyqanin zyrtar të klubit gjerman.