De Laurentiis kërkon Icardin por Interi i propozon ta shkëmbejnë me një lojtar të Napolit, ja detajet.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis deklaron se ka kërkuar sulmuesin e Interit, Mauro Icardi (1993), por zikaltërit i kanë kërkuar si shkëmbim sulmuesin italian Lorenzo Insigne (1991). Pasi ka diskutuar edhe me trajnerin Ancelotti ai e ka mohuar mundësinë e shkëmbimit mes argjentinasit të Interit, Mauro Icardi dhe yllit të skuadrës së tij, Lorenzo Insigne.

“Nuk do të mohoj se kemi kërkuar Icardin. Nuk do ta mohoj se ka talent, Icardi është një lojtar i shkëlqyer. Por Ancelotti tha se nuk do ta shkëmbejë Icardin me Lorenzo Insignen dhe mendoj se ai ka të drejtë. Icardi mund të dëshirojë gjithmonë të bashkohet me Juventusin, por unë preferoj Lorenzon, sepse ai është ai që ne kemi nevojë, ndërsa ne tashmë kemi Arkadiusz Milik dhe Dries Mertens në sulm. Shikuar nga larg, ai jep përshtypjen se ai nuk është trajtuar siç duhet, është tretur dhe nuk e ka kuptuar rëndësinë e rolit që ai ka. Por admirimi ynë për të si lojtar është i padiskutueshëm”, deklaroi presidenti i Napolit.