Drejtuesit e Bajernit ndodhen në Francë për dy blerje të bujshme.

Bayern Munich pritet që këto ditë të bëjë përforcime të reja duke pasur parasysh se ka vetëm 17 futbollistë në dispozicion të trajnerit Niko Kovac.
Sipas të përditshmes gjermane, BILD, drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic sot gjendet në Paris për të bërë përpjekje që të transferojë Julian Draxlerin (1993) e PSG-së si dhe Nicolas Pepen (1995) e Lilles.
Këto janë dy objektivat e para për bavarezët që kërkojnë të zëvendësojnë Arjen Robben dhe Franck Ribery.