E bujshme, Klopp do të shesë Salah për të marrë sulmuesin e Ligue 1.

Jurgen Klopp do të ishte i gatshëm të sakrifikonte Mohamed Salah (1992) në qoftë se kjo do të thoshte ulje cmimimi te Lille për sulmuesin Nicolas Pepe (1995), sipas le10sport.
Pepe ka qenë objekt i një oferte transferimi nga Liverpuli, por ende nuk ka bindur Lille, e cila ka edhe dy oferta të tjera për sulmuesin e lindur në Francë por që luan për kombëtaren nga Bregu i Fildishtë.
Sidoqoftë, Klopp dëshiron lojtarin e kampionatit francez dhe kohët e fundit po gjendet në një marrëdhënie të komplikuar me Salahun.