Eliminatoret EURO 2020, Franca fiton lehtë ndaj Andorras.

Franca e ka mundur lehtë me rezultat 0-4 Andorran duke marrë kryesimin në Grupin H, pas humbjes befasuese kundër Turqisë në Turqi javën e kaluar.
Golin e parë për francezët e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 11-të dhe rezultatin e dyfishoi më pas Ben Yedder në minutën e 30-të.
Thauvin e trefishoi epërsinë në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, Franca shënoi vetëm një gol, në minutën e 60-të me anë të Kurt Zoumas dhe kontrolloi ndeshjen.
Me këtë fitore, Franca kthehet në kuotën e 9 pikëve dhe merr kryesimin në Grupin H, duke lënë pas Turqinë që ka po aq pikë sa Franca 9, kurse në pozitën e 3 është Islanda po ashtu me 9 pikë.
Në vendin e katërt është Turqia me 6 pikë, kurse vendet e fundit, 5 përkatësisht 6 e ndajnë Modavia dhe Andorra me 3 pikë, përkatësisht 0 pikë.