Eliminatoret EURO 2020, Italia mund Bosnjen me përmbysje.

Italia ka shënuar fitoren e katërt në Grupin J, kësaj radhe kundër Bosnje Hercegovinës.
Sonte italianët në stadiumin e Juventusit kanë mposhtur Bosnje Hercegovinën me përmbysje 2-1.
Të parët që shënuan ishin boshnjakët në minutën e 32-të pas një kundërsulmi klasik.
Italianët reaguan në pjesën e dytë, ku Insigne shënon një super gol në minutën e 49-të ndërsa goli i fitores erdhi në minutën 86 nga Marco Verratti.
Me këtë fitore, Italia udhëheq me 12 pikë, e ndjekur nga Finlanda me 9 pikë, Armenia me 6, Greqia me 4, Bosnja me 4. Në fund është Lihtenshtejnj me 0 pikë.