Evropiani U21, grupi B. Gjermania barazon dhe mban vendin e parë. Danimarka fiton 2-0, por nuk mjafton dhe eliminohet.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B në kalendarin e Evropianit U21 përfunduan pak çaste më parë. Në këtë grup barazimi (1-1) ishte i mjaftueshëm për Gjermaninë që të ruante kryesimin e grupit, duke mbajtur një pikë larg një Danimarkë plot vullnet, e cila mundi 2-0 moshatarët e Serbisë, por që kishte nevojë të paktën edhe për një gol tjetër për ta mbajtur flakën e shpresës të ndezur, sic po shpreson Italia ende të kualifikohet.

Këtu janë rezultatet dhe golashënuesit.

Austria – Gjermania 1-1
(14 ‘Waldschmidt (G), 24’ Danso (A))

Danimarka 2-0 Serbia
(21 ‘Bruun Larsen, 51’ Rasmussen)

a