Gol i padobishëm ?! Wanda i përgjigjet Adanit. “Si motra jote.”

“Goli i padobishëm i Icardi”. Wanda kundërpërgjigjet Adanit: “Ashtu si motra jote”
Wanda Nara kundër Riccardo Trevisanit dhe Lele Adanit. Gruaja-Agjente e Mauro Icardit, autori i golit të Interit në San Paolo di Napoli, iu përvesh gazetarit dhe ish-futbollistit, në bisedën e Sky për sfidën midis Napolitanëve dhe Nerazzurrit.

Përgjigja e Wandas. Nga dhomat e zhveshjes të ‘Tiki Taka’, gruaja e numrit 9 argjentinas iu përgjigj komentuesve që e quajtën të padobishëm golin e Mauritos nga goditja e penalltisë në minutën e 84-t, i cili fiksoi rezultatin përfundimtar në 4-1 për Napolinët.
Nëpërmjet një historie të Instagram-it, që më vonë u hoq, Wanda Nara shpërtheu duke thënë: “Inutile la reconcha de tu hermana”. Një përgjigje që ëmbëlsisht mund të përkthehet si “motra jote do të jetë e padobishme”.