Interi bën filma me cmimin e Icardi-t dhe kërkon Kean, Juventusi hidhet mbi Lukakun.

Mbase është nje manovër, por Paratici ka shkuar te Manchester per te kerkuar sulmuesin belg Lukaku.

Derbi i pafund i Italisë është gjithnjë e më shumë në zjarr edhe në treg. Në orët e fundit, negociatat mes Inter dhe Romelu Lukaku po pesojne stanjacion. Manchester kerkon 83 milion euro, ndersa Interi nuk e kalon 60 milionshin.

Në të njejten kohë Fabio Paratici po kerkon Icardin per te cilin Interi kerkon 80 milion euro, shifer e larte sipas bardhezinjve.

Inter ka kerkuar ne fakt Dybalanë, por argjentasi ka refuzuar kategorikisht zikaltrit.

Flitet qe gjate dites se djeshme Interi ka kerkuar shkembim te Icardit me 19 vjecarin Moise Kean.