Interi bën ofertën e parë për Chiesan, 40 mln euro plus 2 futbollistë.

Me një Fiorentinë në krizë të dukshme teknike dhe të pronarëve, klubet e interesuara për Federico Chiesan mund të përdorin momentin për të rrëmbyer talentin e purpurt. Midis këtyre ekipeve është edhe Interi, i cili në javën e ardhshme do të përpiqet të mundë konkurrencën e fortë për anësorin sulmues.

Sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, Inter këto ditë po përgatit propozimin me të cilin do të ulet në tryezën e negociatave me drejtuesit e Fiorentinës. Ata kërkojnë 80 milionë euro, por Interi, do të donte të vendoste në pjatë rreth 40-45 milionë euro cash dhe pastaj të përfundonte ofertën me dy elementë të vlerësuar nga toskanët.

Bëhet fjalë për sulmesin francez Yann Karamoh (1998), që iu ofrua violave edhe në të kaluarën dhe qendërmbrojtësi belg Zinho Vanheusden (1999).