Ja kandidatët e PS në këshillin bashkiak. Kryesojnë pedagogët.

Ka ngjallur një interes gjigand lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për në këshillin bashkiak të bashkisë Elbasan. Edhe pse lista është dorëzuar prej tre ditësh në KQZ akoma nuk është bërë publike nga strukturat e PS në Elbasan.
Prezantimi i listës është lajmëruar se do të bëhet sot nga vetë Taulant Balla dhe kandidati Gledian Llatja.
Sipas burimeve konfindenciale në këtë listë janë përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme si dhe nga Universiteti i Elbasanit.

Veç kreut aktual të Qarkut Bukurosh Stafa, kemi futjen nē listë të Dekanes së Fakultetit Ekonomik Imelda Sejdini, pedagogeve Arbër Gjeta Mjalinda Peza dhe Hysen Domi dhe Hektor Çiftja. Ndër emrat e tjerë është mesuesja Rovena Islami dhe sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Eva Bica, Nuk do te mungojne dhe emrat që kanë dhe në mandatin e kaluar si mjekja e njohur Irena Palloshi, juristja Luiza Popja, Brunilda Fingo si dhe Ana Muça, Jana Sinani, Enerjeta Ferra dhe plot emra me reputacion.