Juventusi ofron një futbollist në këmbim të Icardit por Interi kërkon edhe 30 milionë euro plus, ja detajet.

Juventus këmbëngul për transferimin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi (1993) dhe pas refuzimit të 45 milionë eurove cash tani ka një ofertë re.

Skuadra e udhëhequr nga Maurizio Sarri i ka ofruar shkëmbimin kokë me kokë me Moise Kean (2000), por edhe kjo ofertë është refuzuar nga Inter.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Inter ka kërkuar nga Juventusi shërbimet e Kean plus 30 milionë euro të tjera për tu zyrtarizuar kjo marrëveshje.
Interi për ta lënë të lirë sulmuesin e kërkon së paku 60 milionë euro cash ose këmbim te futbollistëve me atë vlerë.