Këngëtarja rrëfen të pathëna nga jeta e saj: Pasi më humbën, të gjithë meshkujt kanë qarë për mua.

Edhe pse ajo është kujdesur mjaft tepër që jetën e saj private dhe lidhjet e dashurisë, t’i mbajë larg portaleve të mediave, Era Rusi ka vendosur që të thyejë disa rregulla.

Këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Trokit”, ku ka rrëfyer detaje të pathëna nga jeta e saj.

Pavarësisht se ka vendosur që të mos tregojë nëse është apo jo në një marrëdhënie, Era ka pranuar se në një lidhje dashurie përfshihet shumë. Madje ka thënë se jep gjithçka nga vetja, ndaj mendon se këtë gjë ja marrin për të mirëqenë.

“Të gjithë, kanë qarë. Po se ashtu është, kur e humbet e kupton. Edhe unë… edhe kam qarë. Mos bëjmë kot sikur… Ndodh një gjë, unë jepem shumë në një marrëdhënie, ndoshta ma marrin si për të mirëqenë. Kur iki unë, fillojnë kuptojnë…”, është shprehur Era kur moderatori e ka pyetur nëse i është kthyer ndonjë nga ish-at dhe a kanë qarë për të.