Lajmi i fundit. Lulzim Basha emëron Flamur Nokën koordinator të Elbasanit.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka riorganizuar të gjitha strukturat e partisë për aksionin opozitar, ndërsa ka bërë edhe mjaft ndryshime, për sa i takon koordinatorëve të partisë.

Surpriza më e madhe ardhja në Elbasan e ish deputetit të fortë të Kukësit, Flamur Noka. Nderkohe Basha ka caktuar koordinator në Shkodër Gazmend Bardhin, i cili këtë javë mendohej të ishte koordinator i Elbasanit.

E gjithë partia është vënë në lëvizje nga një urdhër i kryetarit Lulzim Basha, i cili kërkon që, deri në 31 gusht, një grup i posaçëm pune të monitorojë përmbushjen e disa detyrave organizative nga strukturat lokale.

“Partia do të përfundojë në mënyrë kapilare organizimin e strukturave të saj në të gjithë Shqipërinë.

Kryetari Basha ka caktuar afate të qarta për detyrat e caktuara. Psh, deri në datën 20 korrik degët duhet të bëjnë kalendarin e punës deri në 31 gusht, që është afati maksimal për kryerjen detyrave dhe monitorimin e tyre nga grupi i punës.

Ky grup pune përbëhet nga 24 koordinatorë, që mbulojnë 70 degët e Partisë Demokratike. Koordinatori ka për detyrë të ndjekë të gjithë procesin e përmbushjes së detyrave, sipas urdhrit të Bashës, dhe përgjigjet për veprimtarinë e tij përpara Kryetarit të Partisë.

Për të qenë sa më efektiv, ky grup ka në përbërje individë që nuk kanë konflikt interesi me degët, pra, nuk janë deputetë aty, apo nuk kanë qenë të deleguar në nivel qarku për organizimin e partisë dhe më pas të protestave.

Nga urdhri i Kryetarit të PD bie në sy porosia, që gjatë procesit të plotësimit të strukturave drejtuese të PD në çdo degë, të afrohen personat me kontribute historike në parti, duke e kombinuar me afrimin e grave dhe të rinjve”, thuhet në njoftimin e PD.

Keshtu ne Tirane do te jene koordinatore Hekuran Hoxhalli, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Orjola Pampuri, Edmons Spaho. Në Rrogozhinë do të jetë Oerd Bylylbashi, në Kavajë, Kamëz, Paskuqan Edi Paloka. Në Durres Gent Strazimiri, në Shijak e FusheKruje Bujar Vukaj. Për degët Elbasan, Librazhd, dhe Prrenjas Flamur Noka. Per degët Belsh, Cërrik, Gramsh, Peqin, Albert Avdyli. Në Fier Arben Ibro, në Lushnje Bernard Banushi. Në Vlore Ervin Minarolli. Per degët Himarë, Delvinë, Sarandë eshte emeruar elbasanasi Ilir Dervishi. Në Shkoder Gazment Bardhi, ne Puke Ahmet Premçi. Në Korce Sahit Dollapi, per degët Pogradec e Devoll, elbasanasi tjeter Endri Hasa. Në Dibër Enkelejd Alibeaj.