Lista e sportistëve më të paguar në botë, kryesojnë futbollistët. Ja 10 të parët.

Lionel Messi 32 vjeç, vazhdon të jetë në krye të sportistëve edhe përsa i përket pagave. 
Sportistët tani kanë mundësi për të fituar të ardhura, kjo falë të drejtave televizive, sponsorizimeve dhe reklamave.

Është gjithashtu e rëndësishme të thuhet se shumica e sportistëve në 100 vendet e para janë nga SHBA – 62, ndërsa 38 vijnë nga vendet e tjera.
Në krye të listës për vitin e shkuar sipas revistës ‘Forbes’ është Lionel Messi si më i paguari.
Pas tij vjen sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe pastaj Neymar i Paris Saint-Germain.

Argjentinasi fitoi në total prej 127 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, 92 milion dollarë vijnë nga paga e tij.
Sipas listës së Forbes 2019, Ronaldo e ndjek me 109 milion dollarë të ardhura dhe Neymar me 105 milionë dollarë.
Boksieri Canelo Alvarez dhe tenisti Roger Federer kompletojnë top pesëshen.