Liverpooli kërkon mbrojtësin e Real Betisit, Junior Firpo.

Sipas medias britanike The Guardian, Liverpooli është duke shqyrtuar transferimin e anësorit të majtë spanjoll Junior Firpo (1993).
Liverpooli e ka kërkuar mbrojtësin e Betisin dhe është gati të paguajë klauzolën e tij prej 45 milionë eurosh që do të duhej për ta sjellë atë në Anfield.
Klubi anglez është vendosur të hyjë në sezonin e ri me Andy Robertson dhe Trent Alexander-Arnold përsëri në krahët mbrojtës, por dëshiron të shtojë alternativat për këta të dy.