Manchester City gati të paguajë 60 mln euro për mesfushorin e Atletiko Madridit.

Manchester City do të konkurrojë me Barcelonën dhe Bayern Munichun për nënshkrimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Rodrigo Hernandez (1996), sic raportohet nga Cadena SER.


Spanjolli 23-vjeçar do të ndjekë gjurmët e Antoine Griezmann në largimin nga Spanja në fund të sezonit.
Të tre skuadrat janë gati të plotësojnë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh, ndërsa Atletico ka identifikuar spanjollin Marcos Llorente (1995) të Real Madridit si zëvendësuesin e tyre të preferuar.