Manchester United pranë blerjes së talentit anglez për 25 milionë stërlina.

Manchester United vazhdon të kërkojë futbollistë të rinj dhe pak të njohur. Pas blerjes së talentit uellsian të Swanseas, Daniel James (1997), djajtë e kuq kërkojnë mesfushorin anglez Sean Longstaff (1997).

Sipas raportimeve nga media britanike Standard Co, Manchester United ka arritur akordin me Newcastlen për blerjen e mesfushorit për 25 milionë stërlina (28 milionë euro).
Anglezi 21-vjeçar ishte një nga zbulimet e këtij sezoni në Premierligë.