Me note mesatare 10-të, djali nga Gramshi krenaron Shqipërinë në Turqi (Fotot)

Klajdi Agush Hoxha është djali nga Gramshi i cili u shpall student ekselent në Turqi.
Klajdi studion në degën e matematikës në Fakultetin Bilkent të Ankarasë në Turqi, një Univeristet mjaft i njohur.

Djali nga Gramshi ka nxjerrë mesataren 10 në të katërt vitet dhe jo në një degë dosido, por në matematikë që është shkencë ekzakte dhe e vështirë.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast studentit Klajdi Agush Hoxha iu dha certifikata përkatëse e ekselencës që i hap atij perspektiva të mëdha, ndërsa e kanë kërkuar edhe që të jetë pjesë e stafeve të tyre.