Milani kërkon mesfushorin Pereiro.

Sipas medias italiane Gazzetta dello Sport, Milani është pranë nënshkrimit me mesfushorin-sulmues të PSV Eindhoven dhe Uruguait, Gaston Pereiro (1995). Pereiro është gati të largohet nga PSV dhe vlerësimi i tij prej 15 milionë euro është brenda parametrave të Milanit.
24-vjeçari ka shënuar 42 gola në 114 ndeshjet e Eredivises dhe mund të jetë një përforcim i ndjeshëm për kuqezinjtë. Ai është përfaqësues i rregullt i kombëtares së Uruguajiit dhe gjithashtu është në gjendje të luajë në të dy krahët dhe ka një tatuazh të ish-yllit të Interit, Alvaro Recoba, në krahun e tij të djathtë. Ai shihen nga drejtiesit e Milanit si alternativë nëse nuk merren mesfushorët nga Serie A, Jordan Veretout dhe Ismael Bennacer.