Mourinho thumbon Guardiolën: Po të isha fokusuar te numrat do kisha më shumë trofe se ai.

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola vazhdojnë të jenë rivalë të përhershëm edhe pse tashmë nuk janë në stolet e ekipeve kundērshtare historike si Real Madrid – Barcelona apo Manchester United – Manchester City.


Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mourinho është pyetur edhe mbi rivalin e tij, Pep Guardiolën, i cili fitoi titullin e tij të 26-të në karrierë fundjavën e shkuar duke kaluar kështu portugezin që ka 25.
Në lidhje me këtë çështje ai dha një deklaratë të fortë, duke ironizuar kolegun rival.

“Kur unë fitova Champions League me Porton edhe Interin, nëse do të kisha qëndruar edhe sezonin e ardhshëm do të kisha fituar Superkupën e Europës, Superkupën portugeze dhe italiane, si dhe Botërorin e Klubeve, kështu që tani do të kisha 31 tituj. Ndoshta unë nuk jam i fokusuar te numrat.” – deklaroi “Special One”